Qytetarët kanë vijuar edhe këtë të hënë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës që prej 177 ditësh zhvillohet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit kanë marshuar në kryeqytet, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe të qeverisë.
Gjatë tubimit, ata kanë përsëritur edhe mesazhin “Më datë 28, Rama e di vetë”, duke paralajmëruar një protestë më të madhe në Ditën e Pavarësisë. Pjesëmarrësit u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, si dhe shqiptarëve të Diasporës, që t’u bashkohen në protestën e paralajmëruar më 28 nëntor.
Të lidhura
None found
Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, ndërsa e kanë cilësuar tubimin e ardhshëm si një moment të rëndësishëm për të përcjellë kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Marshimi në Tiranë vijon nën thirrjet kundër Edi Ramës, ndërsa organizatorët synojnë mobilizim sa më të gjerë për protestën e 28 nëntorit.








