Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 40-vjecarit Halil Koka në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në lagjen nr.4.
Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar Ilir Koçilja u arratis, por pas disa orësh kërkime ai është arrstuar.
Sipas dëshmitarëve sherri ka nisur për një vend parkimi, por dyshohet se konfliktet kanë qenë më të vjetra pasi autori i kishte para borxh familjes së viktimës.