Alimehmeti: Pritet ulje e rasteve me COVID-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti mëngjesin e sotëm, i ftuar në studion e  “Wake Up” bëri me dije se tani në pranverë pritet një ulje e rasteve me Covid-19.

“Nuk do zhduken rastet me Covid, por do ketë ulje. Në 10 ditët e kaluar testimet kanë qenë poshtë 20%.

Testimet ishin 29% më 1 shkurt, ndërsa tani jemi në shifrat 14%. Po ta shohim shifrën e djeshme janë 394 qytetarë të shtruar, pra që janë zyrtare. Kemi ulje dhe të shtrimeve në spital”, theksoi Alimehmeti.


Shtuar 24.03.2021 08:12