AKUZAT/ “Bastiset” zyra e Urbanistikës në Vlorë, hetim për 3 punonjës

Tre punonjës të zyrës së Urbanistikës në Vlorë janë vendosur janë proceduar penalisht nga policia.

Ata akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime më të thelluara.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës në bashkinë Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të shtetasit A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi A. I., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit S. C., 64 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi ka ndërtuar pa leje në një objekt, në fshatin Borsh, Himarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 10:13