Ish-bomberi italian, pas 12 vitesh pezullim nga lëndët narkotike: Jam gati të luaj

Ish-sulmuesi i Sampdorias, Fiorentinës, Empolit dhe Barit ka rilidhur këpucët e tij pas 12 vitesh pezullim nga futbolli.

Francesco Flachi ka qënë dënuar për përdorim kokaine.

“Kushdo që bënë një gabim duhet ta paguajë. Unë e bëra gabimin tim dhe e paguajta. Tani dua të rikthehem në fushë me një dëshirë të madhe për të luajtur. Jam 47-vjeç por e ndjej veten shumë në formë për t’u futur përsëri në fushë. Nëse trajneri më lejon, unë jam gati të debutoj më 13 shkurt”, tha ai për “Corriere della Sera”.

Ai pret të luaj më datën 13 shkurt , ose në rinisjen e kampionatit të ekselencës, kur Signa e tij do të përballet me Prato 2000.

“12 vite skualifikim më kanë bërë mirë për trupin dhe mendjen time. Ishte i gjithi faji im, ndërlikova jetën dhe karrierën time si futbollist, por nuk pushova kurrë së luftuari”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.01.2022 10:11