Aksidentohen tre makina në Milot, lëndohen dy pasagjerë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku janë përplasur tre makina me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Nga aksidenti kanë marrë dëmtime të lehta dy pasagjerë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.07.2021 09:14