Gjenden të vetëvarur dy të moshuar në Librazhd dhe Belsh

Një 73-vjeçar në Belsh është gjetur i vetëvarur në banesën e tij mëngjesin e kësaj të marte. Gjithashtu edhe në Librazh është gjetur i vetëvaruar një 70-vjeçar që jetonte vetëm.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/ Belsh

Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç,  banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vunate nga sëmundja e epilepsisë.

Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 20.07.2021 09:06