Aksidenti fatal i trenave në Greqi, Mitsotakis: Do i zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka përshkruar përplasjen e trenave në Tempe si një tragjedi që nuk mund të tregohet me fjalë.

Mitsotakisshprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për të afërmit e viktimës, teksa më herët vizitoi vendin e ngjarjes.

“Detyra jonë tani është të mjekojmë të plagosurit dhe të jemi pranë tyre. Nga atje, një gjë mund të garantoj: ne do të zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ajo të mos ndodhë më”, shkroi Mitsotakis në Twitter.

Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 40 personave nga aksidenti fatal.

Flamujt në të gjitha ndërtesat publike në vend janë valëvitur në gjysmështizë dhe aktivitetet publike janë pezulluar si pjesë e tri ditëve të zisë kombëtare.


Shtuar 1.03.2023 15:37