Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë, ku ka mbetur e plagosur një 82-vjeçare.

Sipas policisë në rrugën “Murat Tërbaçi”, mjeti i drejtuar nga I.H 53-vjeç ka aksidentuar të moshuarën R.M 82-vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 22:45, në rrugën “Murat Tërbaçi”, shtetasi I. H., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” , ka aksidentuar shtetasen R. M., 82 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.07.2022 23:28