Aksident në Vlorë: Makina del nga rruga, në gjendje të rëndë një person

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje ku dy automjete janë përplasur rëndë me njëra tjetrën dhe njëra prej tyre ka dalë nga rruga.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i njërit prej mjeteve, i identifikuar me inicialet A.H 40-vjeç.

Njoftimi:

Me datë 13.05.2021, rreth orës 17:40, në Vorë, janë përfshirë në aksident 2 mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 13.05.2021 19:07