Aksident i frikshëm në Kryqëzimin e Shëngjinit, motori në shpejtësi bëhet copë copë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te “Kryqëzimi i Shëngjinit”.

Burimet bëjnë me dije se ne aksident janë përfshirë një tip fuoristradë tip “Mitsubishi” dhe një motorr.

Si pasojë e përplasjes motori është shkatërruar plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.06.2021 14:10