Abuzoi me një 14-vjeçare, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar në Korçë, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” të shtetasit R. K., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 14:47