“Zbutet” Serbia, tërheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Ushtria serbe tërhiqet nga kufiri me Kosovën, pas reagimeve të shumta dhe situatës së “nxehtë” të krijuar atje.

Televizioni serb N1 raporton se ushtria serbe që gjendej në afërsi të Jarinjës në Rudnicë është tërhequr dhe janë vendosur në Rashkë.

Tërheqja sipas informacioneve nga mediat serbë, besohet të ketë nisur ditën e djeshme, pasi edhe dje nuk ka pasur një prani të madhe ushtarake aty.

Ndërkaq, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për qetësimin e përmirësimin e situatës./albeu.com