Kanoset përgjegjësi Zyrës Arsimore Bulqizë, 29-vjeçari e fut në makinë dhe i kërkon rikthimin në punë të familjarëve

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Bulqizë, pasi përgjegjësi i Zyrës Arsimore Bulqizë, Kujtim Kërkuti, ka bërë kallëzim se e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 15:00