A do të lejohet Trump të marrë pjesë në zgjedhje?

Në SHBA, Supreme Court shqyrton sot përjashtimin e Trump-it nga zgjedhjet. Në Washington DC, sot nga ora 16:00 me orën e Evropës Qendrore, dëgjohen paditësit dhe avokatët mbrojtës të Trumpit.

Gjyqtarët mund të vendosin shpejt e ta përjashtojnë përgjithmonë Trumpin nga politika, pasi republikanët e Colorados duan të mbajnë shpejt zgjedhje.

Në Colorado, gjykatat e përjashtuan Trumpin nga zgjedhjet paraprake bazuar në Seksionin 3 të Amendendamentit 14 të Kushtetutës së SHBA.

Në të thuhet se ai që merr pjesë në kryengritje kundër qeverisë, nuk mund të mbajë poste publike sa është gjallë.

Sipas gjyqtarëve të Kolorados, Trump mori pjesë në një kryengritje të tillë – më 6 janar 2021.

Gjashtë votues të Colorados pyetën gjykatën, nëse ish-presidenti lejohet të mbajë një post publik, pas eksceseve të ndryshme dhe veçanërisht pasi Trumpi nxiti mbështetësit e tij në revoltë, kur ata sulmuan Kongresin e SHBA në fillim të vitit 2021.

Paditësi kryesor i Kolorados ishte Norma Anderson, 91-vjeç, një ish-kongresmene, një republikane gjatë gjithë jetës së saj, por kundërshtare e ashpër e Trumpit: “Ai u dënua për kryengritje,” tha Anderson në një intervistë për Washington post.

Lidhur me pretendimin e Trumpit se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 iu vodhën, ajo shtoi: “Donald Trumpi beson me vendosmëri se nëse përsërit një gënjeshtër mjaft shpesh, njerëzit përfundimisht do ta besojnë atë”. Gruaja 91-vjeçare paralajmëron: “Unë nuk mendoj se brezi i ri e kupton vërtet se sa afër janë me humbjen e demokracisë sonë”.

Donald Trump, beson se është brenda të drejtave të tij – në këtë proces ligjor si në të gjitha ato që e shqetësojnë: “Nuk kam bërë asgjë të keqe, absolutisht asgjë të keqe”, përsërit Trumpi shumë herë në intervista dhe fjalime në fushatë.

Gjashtë nga nëntë anëtarët e Gjykatës më të lartë të SHBA, Supreme Court  janë konservatorë, tre nga ata Trump i emëroi gjatë mandatit të tij.

Por nëse ata ndjekin argumentat e Trumpit dhe të avokatëve të tij, për imunitetin e tij, është çështje tjetër.


Shtuar 9.02.2024 08:44