801 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit në Greqi

Autoritetet greke njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shënuar 801 raste të reja me COVID-19, teka kanë humbur jetën 6 qytetarë. Aktualisht në shtetin grek janë të intubuar 173 persona.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 426.963, nga të cilat 51.2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 109 rezulton të kenë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,238 janë raste kontakti.

Që nga fillimi i pandemisë, në Greqi janë regjistruar 12,743 humbje jete në shtetin fqinj.


Shtuar 5.07.2021 18:14