Një shqiptar në Itali ka rënë në prangat e Policisë atje pasi i’u gjet një sasi prej 7 kilogram drogë e fshehur në mur.
Të mërkurën e kaluar policia italiane identifikoi një shqiptar që trafikonte lëndë narkotike në lagjen “Madonna di Campagna”. 29 vjeçari u hapi policëve derën dhe i futi në shtëpi ndërkohë që në tavolinë në kuzhinë ata menjëherë vunë re një shufër hashashi dhe disa mbështjellëse kokaine për paketimin e dozave.
Më shumë kokainë dhe substanca ndarëse u gjetën në komodinën e dhomës së gjumit. Agjentët më pas zbuluan se 22 shufra hashashi dhe një kokaine ishin fshehur brenda një zgavre në murin e dhomës së gjumit, të mbuluar nga një pllakë murale.
Policia sekuestroi 636 gram kokainë dhe 6.35 kg hashash kurse njëzet e nëntë vjeçari, i papunë dhe ilegal në Itali, u arrestua me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike./albeu.com