Dongpeng dhe Mengniu kanë ndërprerë menjëherë të gjitha marrëveshjet tregtare dhe të sponsorizimit me Kylian Mbappen, sulmuesin e Real Madridit.
Siç raporton Democrata, vendimi erdhi pas një bisede të futbollistit në emisionin online të intervistave “The Bridge”. I pyetur për memen e tij të preferuar ku shfaqet fytyra e tij, Mbappe tha se më shumë e kishte bërë të qeshte një video e një burri, të cilit ai besonte se i ishte vendosur fytyra e tij. Burri, sipas tij, ishte një diktator kinez, me gjasë ish-udhëheqësi Mao Ce Dun. Ai shtoi se videon ua dërgon shpesh miqve në internet.
Të lidhura
None found
Reagimet u përhapën me shpejtësi në Kinë dhe, sipas mediumit, ishin të forta. Prodhuesi i pijeve energjike Dongpeng deklaroi se kundërshton çdo veprim që cenon ndjenjat kombëtare, ndërsa kompania e qumështit Mengniu tha se nuk i pranon deklaratat që lëndojnë ndjenjat e popullit kinez.
Të dyja kompanitë nënvizuan se zbatojnë një “politikë zero tolerance në këtë drejtim”. Në Kinë, shakatë për Mao Ce Dunin përbëjnë tabu të fortë shoqërore dhe politike. Ngjarja ka nxitur një valë dënimesh në rrjetin social Weibo dhe në platformat kryesore sportive.





