Në Gjykatën Themelore në Ferizaj u paraqitën të dhëna për lëvizjet e Muhamet Likës dhe të të akuzuarve, disa minuta para vrasjes.
Raportin e prezantoi një hetues policor nga departamenti që merret me krimet e rënda dhe krimin e organizuar.
Të lidhura
None found
Më 9 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Ferizaj, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ngriti aktakuzë ndaj gjashtë personave me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., SH.K. dhe D.G.
Sipas aktakuzës, gjashtë të pandehurit dyshohen se, në bashkëkryerje, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, vranë me armë zjarri zyrtarin e Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, në Kaçanik.
Prokuroria pretendon se vrasja ishte parapërgatitur dhe se në rast dyshohet të ketë marrë pjesë edhe një person i mitur.







