60 milion euro dhe lojtarë të tjerë, Barcelona tenton sërish afrimin e Neymar

Barcelona e ka seriozisht për Neymar. Mediat katalanase bëjnë me dije se drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet me PSG-në për t’i treguar interesimin rreth sulmuesit brazilian.

Barcelona është e gatshme që të ofrojë 60 milionë euro dhe të përfshirë disa futbollistë të tjerë në këtë operacion. Nejmar nuk ka rinovuar ende kontratën me PSG-në dhe dëshira e tij është që të bashkohet me Lionel Mesin. Diçka të tillë e ka bërë më të besueshme drejtori sportiv Leonardo.

Braziliani thotë se asgjë nuk është e sigurt dhe do t’i shohin gjërat me qetësi. “Duhet të shohim gjithçka me qetësi. Unë kam ardhur këtu për të parë ndeshjen e femrave dhe jo për të folur për këto tema”, ka thënë Leonardo në aeroportin e Barcelonës. Edhe e ardhmja e Mbapesë është në rrezik dhe ka pasur shumë oferta nga Reali i Madridit, por edhe Siti ka lëvizur kohët e fundit.


Shtuar 3.05.2021 18:11