5 persona i shkuan te lokali, autorit i bie arma: Momenti i plagosjes së Iliaz Ismailajt te Ura Vajgurore (VIDEO)

Ky është momenti i plagosjes me armë zjarri të 33 vjeçarit Iliaz Ismailajt, në zonën e Urës Vajgurore.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet më me zë në zonën e Dimalit, me emrin “Kështjella”, që ndodhet në fshatin Poshnje.

Ismaili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Mbretëria e Bashkuar teksa kishte dalë të kalonte pak kohë me të afërmit e tij, konkretisht në lokalin e xhaxhait të tij.

Rreth orës 18:00, Ismaili u qëllua me armë zjarri nga persona që ende nuk janë identifikuar dhe mbeti i plagosur.  Nga pamjet shihen 5 persona që zbresin nga një makinë me ngjyrë të zezë, duke e kapur 33 vjeçarin dhe duke e tërhequr.

Pas të shtënave me armë, autorët janë larguar.

Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat.


Shtuar 26.05.2021 11:47