Landi Hysi bëhet baba për herë të parë, kjo është partnerja misterioze (FOTO LAJM)

Roland Hysi i “West Side Family” ka ka dhënë pak mëngjesin e sotëm lajmin e bukur se është bërë baba për herë të pare.

Pasi të gjithë e uruan dhe miqt ishin shumë entuziast për këtë lajm, rrjeti u bë pak lëmsh.

Kush është vajza që e bëri baba për herë të parë artistin e njohur?!

Mësohet se nëna e fëmijës së Landit është Eva, një brune tejet simpatike që sot është bërë nënë për herë të parë.

Në profilin e saj në facebook, Eva ka shkruar një status për ardhjen në jetë të djalit të saj dhe Landit.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas , biri vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi & Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan ajo.

Eva punon tek Ministria e Turizmit, ndërsa nga fotot e publikuara duket se ka një njohje të hershme me Landin, edhe pse lidhja e tyre vetëm sot u bë publike.

Shtuar 26.05.2021 11:05