4 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Yuri Kim falënderon Metën

“Falënderime dhe presidentit Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit. Reforma në drejtësi po ecën përpara…”

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka uruar katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, që u dekretuan nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në “Twitter”, Yuri Kim falënderon KLGJ-në dhe presidentin Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit, ndërsa shprehet se tanimë Gjykata e Lartë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative.

“Urime 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë të cilët tashmë janë 7. Gjykata e Lartë tanimë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative.

Falënderime Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë me emërimet. Falënderime dhe presidentit Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit. Reforma në drejtësi po ecën përpara”, tha Yuri Kim.


Shtuar 19.03.2021 17:13