Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.566 teste të kryera janë regjistruar 999 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 711 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 117.437 raste, prej të cilëve 99.837 janë shëruar, kurse 3.424 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht ka raste aktive 14.176.


Shtuar 19.03.2021 17:19