35 ditë hetime, policia ka zbuluar kush e vrau 20-vjeçaren në sy të foshnjës

Zhvillime të rëndësishme pritet që të ndodhin lidhur me zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, plot 35 ditë më parë në Glyka Nera! “TaNea” ka bërë me dije se brenda një kohe të shkurtër, Policia pritet që të arrestojë vrasësin e vajzës fatkeqe.

Sipas informacionit të besueshëm nga grupi hetimor, është bërë me dije se nga regjistrimet dixhitale dhe elektronike, dolën të dhëna që tregojnë lëvizje të panjohura të protagonistëve në çështje. Lëvizje që do t’i kushtojnë lirinë. Këto gjetje, sipas Policisë greke, u japin përgjigje 20 pyetjeve të ngritura.

Së fundmi, sipas rrjedhës aktuale të informacionit, konsiderohet se grabitjet e tjera në Atikë nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen dramatike në Glyka Nera.

 


Shtuar 17.06.2021 09:12