Kosova dhe Shqipëria firmosin dy marrëveshje të reja në bujqësi, Ministria publikon detajet

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Tiranë, pas një ftese nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Andis Salla.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi përmes një komunikate se gjatë kësaj vizite janë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi mes dy ministrive përkatëse. Qëllimi i tyre është forcimi i koordinimit institucional, avancimi i politikave të përbashkëta në sektorin agro-ushqimor dhe ngritja e standardeve në sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe fitosanitetin.

Të lidhura

None found

Në komunikatë theksohet se këto marrëveshje përfshijnë edhe zgjerimin e bashkëpunimit në zhvillimin rural, mbështetjen e fermerëve përmes politikave bujqësore dhe skemave financiare, si dhe përafrimin me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Një tjetër prioritet i këtij bashkëpunimi do të jetë modernizimi i sektorit përmes digjitalizimit të shërbimeve bujqësore, forcimi i kapaciteteve në kërkimin shkencor, inovacion dhe transferimin e teknologjive bashkëkohore, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit.

Sipas ministrisë, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm për forcimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, rritjen e sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve rurale në të dyja vendet.


Shtuar 29.06.2026 19:02

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet