Pas thirrjes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të vazhduar seancën konstituive, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, foli nga foltorja e Kuvendit.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se deputetët ishin paraqitur në Kuvend me ftesë të PDK-së, për të përmbushur një funksion që e konsideroi jetik për Kosovën.
“Me ftesën e PDK-së kemi ardhur këtu për të kryer një funksion me rëndësi jetike për Kosovën”, deklaroi Tahiri.
Sipas tij, sovraniteti buron nga populli dhe u përket institucioneve të dala nga zgjedhjet. Tahiri vlerësoi se pengimi i funksionimit të Kuvendit të Kosovës përbën goditje ndaj sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë.
“Sovraniteti është i popullit dhe i institucioneve të zgjedhura. Duke bllokuar Kuvendin e Kosovës, cenohen sovraniteti, rendi kushtetues dhe demokracia”, u shpreh ai.
Deputeti i Aleancës theksoi gjithashtu se nuk do të pranojnë, në asnjë rrethanë apo formë, që të shkelet e drejta e qytetarëve.
“Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë dhunimin e së drejtës së qytetarëve”, tha Tahiri.
