Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Lirim Ruhani, 25 vjeç, i cili humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Batllavës, do të varroset sot.

Ceremonia e varrimit është caktuar të mbahet në fshatin Prapashticë, në rrugën “Naser Hasani”, duke nisur nga ora 17:00.

Të lidhura

None found

Trupi i pajetë i të riut u gjet dje, pasi për dy ditë me radhë ishin zhvilluar kërkime. Dyshohet se ai kishte rënë në ujë nga një mjet lundrues (anije).

Në njoftimin e familjes thuhet: “Dhimbja jonë është e madhe, por kujtimi për Lirimin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona”.


Shtuar 2.07.2026 08:43