Këtë të enjte, qytetarët do të mblidhen para Parlamentit, për të protestuar kundër klasës politike, në të njëjtën kohë kur zhvillohet edhe seanca plenare.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe një poster që bën thirrje për pjesëmarrje në orën 10:00.
Të lidhura
None found

Posteri mban sloganet “është koha të zgjohemi”, “Një popull, një zë, një e ardhme!” dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubim.
Në të shfaqen edhe disa elemente simbolike, si një vezë, një presh dhe mielli, të shoqëruara me mesazhe proteste.
