Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, deklaroi në sallën e Kuvendit të Kosovës se vazhdimi i seancës konstituive do të caktohet vetëm pasi partitë të arrijnë një marrëveshje politike.
Të lidhura
None found
Sipas tij, në mungesë të një dakordësie, vendi do të detyrohej të shkonte në zgjedhje të reja, të cilat Qorrolli i konsideron të panevojshme dhe të padëshirueshme.
Qorrolli tha se kompetenca për thirrjen e seancës i takon vetëm z. Dehari, në cilësinë e kryesuesit dhe si deputeti më i vjetër i legjislaturës së 11-të. Ai shtoi se LVV-ja është e gatshme të marrë pjesë sa herë që kryesuesi ta vlerësojë të nevojshme, por përsëriti se seanca duhet të thirret vetëm kur të ekzistojë një marrëveshje politike.
“Ne e kemi bërë të qartë që seancë do të thirret vetëm në momentet kur të ketë marrëveshje politike. Thirrja e seancës pa një dakordësi të tillë do të nënkuptonte që Kosova të shkonte në zgjedhje të parakohshme, të cilat janë të panevojshme”, tha ai.
