Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë së SHBA-së ishte në qendër të takimit zyrtar mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe Atasheut të FBI-së për Zbatimin e Ligjit, Brendan Collins.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit u shqyrtuan hapat për bashkëpunimin e ardhshëm, konsolidimin e partneritetit strategjik dhe zgjerimin e koordinimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme policore.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyja palët shprehën angazhimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm, me synim rritjen e sigurisë dhe luftimin efektiv të krimit.
Policia e Kosovës deklaroi se e çmon mbështetjen e vazhdueshme që ofrojnë institucionet e sigurisë së SHBA-së.
Ky bashkëpunim, sipas Policisë së Kosovës, përbën një shembull të rëndësishëm të partneritetit profesional dhe strategjik në funksion të sigurisë së qytetarëve.
