Eurokodet si standard i vetëm për ndërtime më të sigurta, Josifovski: Çmimet e banesave nuk do të rriten domosdoshmërisht

Ndërtimet në Maqedoni aktualisht realizohen duke u bazuar në standarde të ndryshme: në rregullat e vjetra të viteve ’80 dhe ’90, si dhe në eurokode. Ekspertët kërkojnë që këto të fundit të miratohen urgjentisht si standardi i vetëm, për të garantuar objekte më të sigurta dhe më rezistente.

Të lidhura

None found

Për përshpejtimin e këtij procesi, i cili ka mbetur i bllokuar prej 10 vitesh, përfaqësues të biznesit dhe komunitetit profesional zhvilluan sot një takim me institucionet. Zbatimi i eurokodeve do të sillte jo vetëm rritjen e sigurisë së ndërtimeve, por edhe rikonstruksionin e godinave të vjetra të ndërtuara para tërmetit. Sipas ekspertëve, numri i këtyre objekteve nuk pritet të jetë i madh dhe aplikimi i standardeve të reja nuk nënkupton automatikisht shtrenjtim të banesave.

“Në opinionin publik ekziston ideja se futja e eurokodeve do të vendosë kërkesa më të larta, duke shtuar kostot e ndërtimit dhe, për pasojë, çmimin e banesave. Por kjo nuk është domosdoshmërisht kështu. Prioriteti duhet të jetë gjithmonë cilësia dhe siguria. Objektet që nuk do t’i përmbushin standardet duhet të rikonstruktohen, por vlerësojmë se nuk do të jenë të shumta. Kryesisht bëhet fjalë për ndërtesat më të vjetra, ndoshta ato të ndërtuara para tërmetit të Shkupit, të cilat mund të kenë nevojë për ndërhyrje. Për pjesën tjetër nuk presim një nevojë të tillë”, deklaroi Josif Josifovski, dekan i Fakultetit të Ndërtimit.

Profesioni e pranon se kalimi te eurokodet shoqërohet me pengesa, por e konsideron këtë hap të domosdoshëm për t’iu përshtatur zhvillimeve dhe praktikave që ndiqen në Evropë.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk është një proces i thjeshtë dhe se përpara ka shumë vështirësi. Megjithatë, besojmë se përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët mund të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme. Inxhinierët duhet t’i përvetësojnë sa më shpejt eurokodet, ndërsa shteti duhet t’i miratojë ato si standarde kombëtare, në mënyrë që të ecim në të njëjtin ritëm me proceset evropiane”, u shpreh Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës për Ndërtimtari pranë LSM-së.

Komuniteti i ekspertëve thekson se përdorimi i eurokodeve do të forconte sigurinë në çdo etapë të procesit, që nga projektimi e deri te realizimi i ndërtimeve. Sipas tyre, kjo do të garantonte objekte më të mbrojtura për qytetarët, cilësi më të lartë dhe zgjidhje për problemet që evidentohen çdo ditë në sektor. /tv21


Shtuar më 25.09.2026 22:33

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet