Pas Capital T, edhe Dafina Zeqiri anulon pjesëmarrjen në festë për shkak të Goran Bregoviç

Dafina Zeqiri ishte një nga artistet e përzgjedhura për të kënduar në “Festën e Birrës” në Korçë. Por pasi ka mësuar se i ftuar nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti Goran Bregoviç Dafina e ka anuluar pjesëmarrjen. Lajmin e ka dhënë vetë Dafina përmes një postimi në Instastory ku ka rishpërndarë një postim të “MTV Kosova”. Në postimin në fjalë shkruhet se këngëtarja ku ka mësuar se Bregoviç do të ngjitej në skenën e “Festës së Birrës” e kishte anuluar pjesëmarrjen e saj. Sakaq, Dafina ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.

Ndërkohë ditën e djeshme edhe reperi i njohur shqiptar Capital T ka anuluar pjesëmarrjen në festë. Ai u shpreh se kur pa “se një artist serb siç është Goran Bregoviç, prej të cilit janë inspiruar forcat serbe e kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, u detyrova me anulu performancën time.”

Vlen të theksohet se pavarësisht kërkesave të ndryshme, Bashkia e Korçës ka vendosur të vazhdojë sipas planit me koncertin. Nënkryetarja e bashkisë, Benila Terova, është shprehur në një prononcim për “Gazetën Express” se kjo çështje është mbyllur dhe se Bregovic do të vijë në Shqipëri.


Shtuar 7.08.2021 15:13