Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njoftoi se gjatë ditës së sotme tri lëndë i janë përcjellë për hetim Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Sipas saj, kërkohet sqarimi i dyshimeve për shpronësimin dhe tjetërsimin e kundërligjshëm të pronës publike.
Të lidhura
None found
Pacolli theksoi se institucionet kanë detyrimin ta mbrojnë pronën publike dhe se kjo përbën njëkohësisht përgjegjësi ndaj qytetarëve.
“Askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik”, ka shkruar ajo.
Ajo deklaroi se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vijojë me ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore për mbrojtjen e pronës publike, si dhe do të kërkojë llogaridhënie për çdo dyshim që lidhet me keqpërdorimin e saj.
