Zbulohen detajet e vrasjes në Suharekë, gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Rrahman Hoti, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi më 18 nëntor në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, është ndaluar nga Gjykata Themelore në Prizren me masë paraburgimi prej një muaji.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, paraburgimi i të dyshuarit mund të vazhdojë deri më 18 dhjetor 2026, ndërsa ai po hetohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të lidhura

None found

Prokuroria njofton se incidenti ndodhi më 18 nëntor, rreth orës 12:00, pas një mosmarrëveshjeje të menjëhershme për parkimin e automjeteve.

Sipas dyshimeve, Rrahman Hoti ka shtënë disa herë me armë zjarri të tipit “Sig Sauer” në drejtim të viktimës S.D., fillimisht përmes xhamit të automjetit dhe më pas edhe pasi kishte hapur dyert e tij.

Në momentin e të shtënave, pranë viktimës ndodheshin bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur, të cilat sipas Prokurorisë u ekspozuan ndaj rrezikut për jetën.

Viktima u dërgua fillimisht për ndihmë mjekësore në QKMF në Suharekë, e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Pas ngjarjes, i dyshuari u largua nga vendi i krimit, por më vonë u lokalizua dhe u arrestua nga Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia sekuestroi armën e dyshuar të krimit, dy karikatorë dhe 24 fishekë, ndërsa në banesën e tij u gjetën edhe 47 fishekë të tjerë.

Një tjetër element i rëndësishëm i bërë publik nga gjykata është se Rrahman Hoti ka rezultuar i dënuar më parë nga autoritetet zvicerane për veprën penale të vrasjes.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që i pandehuri të arratiset, duke marrë parasysh edhe faktin se ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave.

Sipas gjykatës, duke pasur parasysh rëndësinë e veprave penale, rrethanat e ngjarjes dhe fazën fillestare të hetimeve, paraburgimi është masë e domosdoshme për të garantuar praninë e të pandehurit dhe zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me një vendim të formës së prerë.


Shtuar më 20.11.2026 12:33

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş