Në Shqipëri bëri bujë, Adriana Matoshi tregon si e pritën prindërit e 22-vjeçarit lidhjen e tyre (FOTO LAJM)

Adriana Matoshi ka qenë në fokus të mediave kohët e fundit pasi u përball sërish më tumorin në tru. Krahas njerëzve të afërt, një mbështetje të madhe mori dhe nga partneri i saj, Keith Groeneveld. Dyshja janë përballur shpeshherë me paragjykime për shkak të diferencës së madhe që kanë në moshë.

Së fundmi, aktorja ka rrëfyer se si janë ndjerë prindërit e futbollistit kur morën vesh për lidhjen e tyre. Matoshi the se nuk e kishin pritur që djali i tyre të kishte një lidhje me një person 20 vite më të vjetër. Ajo u shpreh gjithashtu se edhe shoqëria e tij nuk ka qenë fillimisht dakord.

“Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë ‘mami, babi’, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij. Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk më ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”, tha aktorja.

Shtuar 20.01.2022 13:59