Zgjedhjet e 6 marsit, Rama vihet menjëherë në lëvizje, mbledh Kryesinë

Pas dekretimit të datës 6 mars për mbajtjen e zgjojeve të pjesshme vendore në 6 bashkitë pa kryetar, kryeministri Edi Rama është vënë menjëherë në lëvizje.

Ai ka mbledhur sot në selinë rozë Kryesinë e Partisë Socialiste. Situata në PS është e qetë dhe ndoshta Rama është më i favorizuar në këto zgjedhje për shkak se në PD akoma vijon lufta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut demokrat Lulzim Basha për të marrë selinë blu.

Kujtojmë se zgjedhjet do të ketë në bashkinë e Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Lushnjës, Rrogozhinës dhe Vorës./albeu.com

Shtuar 20.01.2022 14:03