Kurti zhvillon takim me Hamzën para seancës së Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është parë të dielën duke u larguar nga selia e Qeverisë së Kosovës, ku kishte takuar kryeministrin Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Biseda mes tyre u zhvillua një ditë përpara mbledhjes së Kuvendit të Kosovës. Deri tani, palët nuk kanë dhënë informacion zyrtar për çështjet që janë diskutuar.

Përveç Hamzës, gjatë së njëjtës ditë Kurti është takuar edhe me përfaqësues të tjerë politikë, në kuadër të situatës së fundit politike në vend.

Takimet me krerët e opozitës u mbajtën në prag të seancës parlamentare, ku pritet të betohen deputetët e rinj dhe të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Ndërkohë, PDK-ja ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Mbetet e paqartë nëse kjo pikë do të përfshihet në rendin e ditës së seancës së nesërme.

Seanca është thirrur pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se Kuvendi është konstituuar me vonesë, ndërsa ka konstatuar se Qeveria e Kosovës është formuar në pajtim me Kushtetutën.

Po me atë vendim, Gjykata Kushtetuese ka caktuar 6 tetorin si afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.


Shtuar më 27.09.2026 20:18

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom