K.B. ekstradohet nga Zvicra në Kosovë për veprën penale “Vjedhje e rëndë

Prishtinë, 4 gusht – Një shtetas kosovar me inicialet K.B., i kërkuar ndërkombëtarisht për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, është ekstraduar sot nga Zvicra në Kosovë, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, operacioni u krye nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkërendim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

K.B. ishte ndaluar më herët nga autoritetet zvicerane, pas lëshimit të një letër-rreshtimi ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë së Kosovës.

Me të arritur në Kosovë, ai iu dorëzua njësive kompetente të Policisë së Kosovës, të cilat do të vijojnë procedurat ligjore.

Policia e Kosovës deklaroi se do të vijojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare për shkëmbimin e informacionit. Ky bashkëpunim synon parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.


Shtuar 4.08.2026 10:38

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet