Feston sot ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç mbush Zanfina Ismaili? (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismajli, sot feston ditëlindjen.

Ajo mbush plot 36 vite jetë dhe vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun edhe pse ka kohë që është larguar nga muzika.

Krahas kësaj, nuk munguan urimet nga miqtë, familjarët, fansat e kolegët e saj.

Por pa dyshim ai më i rëndësishmi ishte urimi nga motra e saj, Adelina Ismajli.

“Më e bukura. Ishe fëmiu më i ëmbël në botë, për tu bërë vajza më e bukur që njoh”, shkroi Adelina në imazhin e publikuar.


Shtuar 10.05.2021 11:24