Rama i ftoi të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit të ri, opozita: Ofertë hipokrite!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para deputetëve të rinj e të vjetër, u ndal sërish te shkarkimi i presidentit Ilir Meta teksa për të përmbushur këtë, u shpreh se do të konsultohej me opozitën.

Për këtë ftesë ka ardhur edhe reagim i parë i PD-së, nëpërmjet deputetes demokrate Albana Vokshi.

E ftuar në Breaking në Top News, Vokshi deklaroi se kjo është një ofertë hipokrite e Ramës në adresë të PD-së.

“Edi Rama po shkarkon presidentin të vetmin institucion që  nuk e ka në zotërim. Ftesa është hipokrizi, unë gjykoj se as nuk duhet marrë parasysh edhe as nuk duhet vlerësuar ftesa e Ramës që është ekzekutori i masakrës së 25 prillit. E vetmja negociatë me Edi Ramën është zbardhja e masakrës së 25 prillit”, tha Vokshi në Breaking.


Shtuar 10.05.2021 11:04