Drita merr një barazim historik ndaj Feyenoord

Pas Prishtinës edhe Drita merr një rezultat pozitiv në raundin e dytë të Conference League. Skuadra e Ardian Nuhijit merr një barazim historik në “Fadil Vokrri” ndaj një skuadre të madhe si Feyenoord, gjigandi holandez.

Në ndeshjen e parë sigurisht që dominuan miqtë si në mbajtjen e topit ashtu edhe me rastet e krijuara por Drita e menaxhoi në mënyrën më të mirë situatën dhe arriti në fund të marrë një rezultat tepër pozitiv.

Edhe pse në ndeshjen e kthimit në Holandë, skuadra kosovare do të ketë pak shanse pasi Feyenoord është super favorite, ky rezultat tregon edhe njëherë rritjen e futbollit Kosovar edhe në arenën Europiane.


Shtuar 22.07.2021 23:08