Çitaku: Kushtetuta mbi çdo parti e lider, Kuvendi duhet të konstituohet

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ngërçin politik dhe moskonstituimin e Kuvendit, duke theksuar se marrëveshjet partiake nuk mund të qëndrojnë mbi Kushtetutën.

Të lidhura

None found

Sipas saj, në një demokraci parlamentare dialogu dhe debati janë normale, por shkelja e Kushtetutës nuk duhet të shndërrohet në normalitet. Ajo shtoi se marrëveshjet politike midis partive dhe palëve nuk i mbivendosen Kushtetutës, e cila është mbi çdo parti e lider dhe kërkon konstituimin e Kuvendit dhe themelimin e institucioneve.

Më tej, ajo kujtoi se kanë kaluar 555 ditë nga zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, ndërsa diskutimi po përqendrohet te pozita dhe poste të pushtetarëve, duke e pamundësuar trajtimin e brengave dhe halleve të qytetarëve.

Çitaku theksoi se Kosovës i duhen urgjentisht institucione funksionale dhe se vendi për konstituimin e Kuvendit është pikërisht salla e tij.

Ajo ftoi deputetët Kurti e Haxhiu, si dhe të gjithë të tjerët, të vijnë në sallë për të konstituuar Kuvendin dhe për të ecur përpara.

Deputetja reagoi gjithashtu ndaj kritikave dhe deklarimeve publike të pushtetit, duke i përshkruar ato si “leksione” që nuk i pranon.

Para gazetarëve, ajo tha se nuk pranojnë leksione publike e morale dhe se pushtetarët aktualë janë shkelës serikë të Kushtetutës, të cilët nuk brengosen fare. Sipas saj, aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë e i kristaltë dhe kërkon që procesi i konstituimit të përmbyllet brenda 30 ditësh.


Shtuar 18.08.2026 12:04

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişsetrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom