Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës, ka reaguar ndaj moskonstituimit të Kuvendit, duke vlerësuar se ngërçi po prek drejtpërdrejt funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Të lidhura
None found
Në një konferencë për media, Tahiri tha se mungesa e deputetëve në seancë dhe vonesat në konstituimin e Kuvendit synojnë të mundësojnë një sërë veprimesh brenda Qeverisë. Sipas tij, ekzekutivi aktualisht punon me ushtrues detyre, ndërsa të gjitha ministritë funksionojnë në këtë mënyrë prej rreth dy vjetësh.
Ai kundërshtoi edhe ushtrimin paralel të posteve në Qeveri dhe Kuvend, duke theksuar se një person nuk mund të jetë njëkohësisht ministër dhe deputet i betuar. Tahiri pretendoi se VV-ja po i përdor të gjitha këto veprime për t’iu shmangur përgjegjësisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës shprehu shqetësim edhe për situatën në sektorin e shëndetësisë. Ai tha se, si dëshmitar i gjendjes, vlerëson se kushtet, pagat, barnat, sallat operative dhe hyrjet ndodhen në një nivel shumë të vështirë.
