Sipas njoftimit më të fundit nga Prefektura e Vlorës, gjendja e krijuar nga zjarri në Himarë po shkon drejt normalizimit dhe aktualisht banesat nuk janë më të rrezikuara.
Në terren, forcat e angazhuara po vazhdojnë punën për të marrë plotësisht nën kontroll flakët, si dhe për të izoluar vatrat që ende mbeten aktive.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja po kryhet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi të zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij drejt zonave të tjera.
Autoritetet po e ndjekin situatën pa ndërprerje, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri në terren.
