Një forcë e përbashkët prej rreth 460 vetësh nga njësi të ndryshme është mobilizuar në terren për të luftuar flakët dhe për të menaxhuar situatën e zjarrit.
Në këtë mision janë përfshirë rreth 300 zjarrfikës, të pajisur me mjete motorike dhe të ardhur nga repartet e MZSH-së në Fier, Tiranë, Tepelenë, Himarë, Vlorë, Finiq, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër dhe Dropull.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, në veprim po marrin pjesë edhe trupa të Policisë, punonjës të bashkive, ekipe të Urgjencës Mjekësore dhe anëtarë të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile.
Për t’i dalë në ndihmë kësaj strukture, janë aktivizuar edhe 160 pjesëtarë të ushtrisë, të cilët po japin kontributin e tyre për të mbajtur nën kontroll flakët.
Ekipet në terren po vazhdojnë pa ndërprerje punën për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të bllokuar përparimin e tij drejt zonave të populluara.
