Avokati i Popullit nis hetimin për mbylljen e paraleles shqipe në “Penko

Pas raportimit të Alsatit për mbylljen e paraleles së pestë në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore të Butelit “Petar Zdravkovski Penko”, Avokati i Popullit ka iniciuar me vetiniciativë një lëndë për këtë rast. Shërbimet e tij i kanë kërkuar Inspektoratit Shtetëror të Arsimit të zhvillojë inspektim, ndërsa të dhëna për situatën janë kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Butelit.

Të lidhura

None found

Nga zyra e Avokatit të Popullit bëjnë të ditur se përgjigjet nga institucionet pritet të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme. Pas kësaj, do të shqyrtohet nëse nxënësve u është cenuar e drejta për t’u regjistruar në “Penko”.

Komuna e Butelit kishte vendosur të mos hapte paralelen e pestë për klasën e parë, edhe pse interesimi për regjistrim ishte i madh. Në të njëjtën shkollë, ndërkohë, funksionojnë paralele në gjuhën maqedonase me numër shumë të vogël nxënësish.

Autoritetet komunale e kanë arsyetuar këtë vendim me qëndrimin se nuk do të pranojnë më nxënës nga Komuna e Çairit, pavarësisht se disa prej tyre banojnë vetëm disa metra larg godinës së shkollës.

Pas publikimit të problemit, zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, njoftoi se ishte arritur marrëveshje për pranimin e nxënësve nga Çairi, por vetëm nëse ata kanë një vëlla ose motër të regjistruar më herët në këtë shkollë. Kjo zgjidhje nuk e ka mbyllur çështjen, pasi jashtë kanë mbetur shumë fëmijë që jetojnë pranë shkollës, por nuk kanë vëlla apo motër të regjistruar aty.

Ndërsa situata ende nuk ka marrë një zgjidhje të kënaqshme, opozita i ka kërkuar Këshillit të Komunës së Butelit ta rishikojë vendimin. Sipas opozitës, ligji mundëson regjistrimin e nxënësve nga Çairi në Butel, pasi kjo parashikohet në nenin 7 të vendimit për rajonizimin e shkollave.

Pavarësisht kërkesave, Komuna e Butelit, e drejtuar nga Darko Kostovski, vazhdon të këmbëngulë në mosndryshimin e vendimit. /Alsat/


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş