Një ushtrim i përbashkët për sigurinë e bazës dhe administrimin e situatave me numër të madh të viktimave u zhvillua në Kampin Bondsteel nga personeli shumëkombësh i Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it.
Të lidhura
None found
Aktiviteti synoi të vlerësonte shpejtësinë dhe efikasitetin e reagimit ndaj kërcënimeve të simuluara, si dhe emergjencave të përmasave të mëdha.
Në stërvitje u përfshinë ushtarakë, ekipe mjekësore, zjarrfikës dhe njësi të aviacionit nga vende të ndryshme, bëri të ditur KFOR-i.
Pjesëmarrësit u vunë përballë disa skenarëve ku ushtruan mbrojtjen e forcës, transportimin dhe trajtimin e të plagosurve, si edhe zbatimin e procedurave të evakuimit.
KFOR-i vlerësoi se kjo stërvitje ndihmoi në rritjen e bashkëpunimit mes njësive dhe përmirësimin e gatishmërisë për situata të ndërlikuara.
Misioni i NATO-s nënvizoi se zhvillimi i këtyre aktiviteteve ndihmon në garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
