Krimet e Serbisë në lagjen Jasharaj, Gashi: Identifikimi i njësive ishte sfida kryesore

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Valdet Gashi, ka dhënë detaje nga aktakuza në mungesë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në Prekaz të Poshtëm. Ai tha se çështja më e vështirë gjatë hetimeve ka qenë përcaktimi i njësive serbe të përfshira në këto veprime.

Të lidhura

None found

Sipas Gashit, në aksionet ku janë kryer krimet në Prekaz të Poshtëm kanë marrë pjesë Departamenti i Sigurisë Publike të Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë dhe, në kuadër të këtij të fundit, edhe Njësia Speciale e Serbisë.

Ai bëri të ditur se në operacion ka pasur edhe njësi të tjera, përfshirë Njësinë e Posaçme Policore, Njësinë Speciale Antiterroriste dhe departamente në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Gashi deklaroi se Njësia për Operacione Speciale është udhëhequr nga Milorad…

Ndërkohë, ‘Legija’ e kishte për detyrë, me kërkesën e tij speciale, që ta sulmonte drejtpërdrejt shtëpinë e familjes së Shaban Jasharajt.

Prokurori theksoi se personat e përfshirë në aktakuzë kanë pasur pozita menaxhuese në njësitë ku kanë vepruar.

“Pika më e rëndësishme është identifikimi i këtyre njësive, ndërsa pikërisht ky ka qenë edhe problemi më i madh”, tha Gashi.

Ai sqaroi se aktakuza ndaj 35 të pandehurve nuk lidhet vetëm me krimet e kryera ndaj familjes së ngushtë të Shaban Jasharajt. Sipas tij, rasti përfshin viktimat dhe sulmet e ndodhura në të gjithë lagjen Jasharaj, në fshatin Prekaz i Poshtëm.

Në bazë të provave të mbledhura, numri i viktimave është 26 persona, tha Gashi.

Prokurori deklaroi gjithashtu se, sipas informacioneve të deritanishme, të 35 të pandehurit për krime lufte në Prekaz të Poshtëm janë gjallë.

“Nëse pas publikimit të emrave vjen ndonjë informacion se një person nuk është gjallë, natyrisht që, sipas ligjit, kemi mundësi ta tërheqim nga aktakuza. Megjithatë, bazuar në informacionet që kemi, të gjithë këta persona janë gjallë”, tha ai.

Aktakuza është ngritur në mungesë, pasi Prokuroria Speciale ka vlerësuar se janë shterur mundësitë për sigurimin e të pandehurve dhe sjelljen e tyre në procedurë penale.


Shtuar 4.09.2026 15:50

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş