Fitore Pacolli padit Asdren Shalën për shpifje dhe fyerje; ai mungon në seancën përgatitore

Ministrja Fitore Pacolli njoftoi se mori pjesë në seancën përgatitore në Gjykatën Themelore në Prishtinë për padinë që ka ngritur ndaj Asdren Shalës për shpifje dhe fyerje.

Në një postim në Facebook, ajo shpjegoi se padia lidhet me deklarata që i konsideron të pavërteta dhe me akuza që, sipas saj, nuk kanë bazë.

Të lidhura

None found

Pacolli tha se Shala nuk u paraqit në seancë, ndonëse ishte ftuar nga gjykata.

Ajo paralajmëroi se do të përballet në gjykatë edhe me persona të tjerë që, sipas saj, kanë shpifur dhe e kanë sulmuar. Në postimin e saj, ministrja i cilësoi ata pjesë të «llumit politik e mediatik» dhe theksoi se shpifjet, akuzat e sulmet nuk do të mbeten pa përgjegjësi.

Pacolli e mbylli mesazhin duke shprehur bindjen se e vërteta mund të vonojë, por në fund triumfon.


Shtuar më 3.11.2026 21:01